MARSEJË- Kryeministri Sali Berisha ka qenë sot i pranishëm në Samitin e Partive Popullore Evropiane, që drejtohet nga Presidenti i PPE, Wilfried Martens dhe i paraprin mbledhjes së Këshillit Europian.
Gjatë samitit Berisha ka zhvilluar takime me një sërë personalitetesh pjesëmarrëse, si Kryetari i grupit të PPE në Parlamentin Evropian, Josef Daul, kryeministrin finlandez Jyrki Katainen, Presidentin e Parlamentit Evropian Jerzy Busek, Presidentin e PPE Wilfried Martens, ish kryeministrin italian dhe Presidentin e PDL (Il Popolo della Libertà) Silvio Berluskoni etj.
Gjatë takimeve me ta ka diskutuar rreth zhvillimeve më të fundit në Shqipëri, si ato në rrafshin politik, ashtu edhe atë ekonomik, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në arritjet dhe përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë shqiptare për të bërë realitet projektin e shekullit për shqiptarët, integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.











