
Kryeministri Sali Berisha tha sot se mirëpret kërkesën e opozitës për rushqyrtimin së bashku të ligjeve që kërkojnë 3/5 e votave, duke shtuar se, shpreson që kjo të mos jetë një taktikë bllokuese.
Duke folur nga Nju Jorku, në një intervistë për Zërin e Amerikës, kreu i qeverisë shqiptare, u shpreh se “është e drejtë e opozitës për të kërkuar shqyrtim së bashku për pr/ligjet, por ne urojmë që kjo të mos jetë një taktikë e re bllokuese”, gjithsesi kjo sipas kryeminsitrit, “do të provohet lehtë ne javët që vijnë.”
Mosvotimi i ligjeve ka vëtëm një qëllim, tha kryeministri, bllokimin e procesit të integrimit, ndërsa theksoi se, fatmirësisht për vizat nuk duheshin 3/5 e votave, sepse sipas tij, nuk do ishin marrë.
Lidhur me dhënien e statusit kandidat, Berisha u shpreh, “Statusi i kandidatit i është përcaktuar Shqipërisë, me kusht që të plotësohen këto kërkesa. Ka një plan qeveria të cilën e ka edhe opozita. Qeveria ka plotësuar kërkesat që nuk janë me 3/5, opozita ka përdorur pushtetin e dhënë nga qyetarët, jo për të votuar por për të bllokuar. Uroj që të jenë nxjerrë mësime, pasi më 8 maj iu dha një përgjgje kësaj politike”
Berisha u shpreh optimist për reformën zgjedhore, pasi tha se janë të gjitha mundësitë që ajo të kryehet në një kohë optimale. Ai shprehu gatishmëri për të adresuar të gjitha rekomandimet e ODIHR.
© Panorama.al











