TIRANE- Humbje te nje burri shteti dhe te nje miku te vertete per shqiptaret e ka quajtur sot kreu i qeverise, Sali Berisha ndarjen nga jeta te ish-Presidentit dhe senatorit italian Skalfaro.
Berisha i eshte drejtuar me nje mesazh ngushellimi homologut italian, Mario Monti, mes te cilit i ka shprehur ngushëllimet qeverisë italiane dhe familjes së ish-Presidentit dhe senatorit.
“Me vdekjen e ish presidentit dhe senatorit Oskar Luixhi Skalfaro, familja, kombi italian, Italia mike, humbën një burrë shteti të shquar që ju shërbeu me përkushtim dhe përgjegjësi të lartë, shqiptarët humbën një mik te vërtetë”- shkruhet ne mesazhin e Berishes.
“Lutem së bashku me ju që shpirti i te ndjerit senator dhe ish presidentit Oskar Luixhi Skalfaro të gjejë paqen e merituar”- perfundon mesazhi.
Ish presidenti vdiq mengjesin e sotem ne moshen 93-vjeçari. Ai mbajti postin e larte në periudhën midis viteve 1992-99, nderkohe qe thuajse gjithe jeten e tij e kaloi ne politike. Në vitin 1946 u zgjodh në Asamblenë Kushtetuese. Pas zgjedhjes president, beteja e tij u perqendrua ne luften kunder mafias.
© Panorama.al











