Berisha, medias: Vit i dekriminalizimit të shpifjes

Jan 13, 2012 | 13:07
Kryeministri Berisha

TIRANË- Kryeministri, Sali Berisha ka vlerësuar rolin e medias, duke e cilësuat atë vendimtar për një vend të lirë e demokratik. Në një prite të organizuar me drejtues të medias, botues e gazetarë, Berisha ka garantuar se qeveria që drejton do të bëjë gjithçka që fjala e saj të dëgjohet, që liria e fjalës të konsolidohet si e pacenueshme në këtë vend.

“Ju siguroj për respektin më të madh, uroj që ky vit të jetë viti i dekriminalizimit të shpifjes si një akt, vendosmëri e politikanëve shqiptarë për të zgjeruar më tej, jo hapësirën e shpifjes, por të fjalës së lirë e për të mos përdorur askush manipulime që në fund të fundit sjellin cenimin e saj”- tha Berisha.

Duke kujtuar se ky vit nuk ka shënuar asnjë proces penal e civil ndaj medias nga administrata, Berisha ka garantuar se kjo gjë do të vijojë edhe më tej.

“Ju garantoj se nuk do ketë, sa të jetë kjo administratë në drejtimin e kësaj qeverie, nuk do ngrejë asnjë proces penal e civil ndaj fjalës së lirë, ndaj jush. Nderim të madh për kontributin tuaj”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura