TIRANE- Kryeministri Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij, znj. Liri Berisha zhvilluan nje pritje festive me rastin e fundvitit per fëmijë të komunitetit rom, ne mjediset e Kryeministrisë.
Ata ndane per te vegjlit e pranishem dhurata të ndryshme me lodra e veshmbathje, duke garantuar perkujdesje dhe trajtim ashtu si e meritojne gjithe femijet.
Berisha, garantoi se qeveria do të bëjë gjithçka për kushte më të mira dhe për një të ardhme tjetër për fëmijët e këtij komuniteti, ashtu siç ata e meritojnë.
“Dua t’ju sigroj se do përpiqemi bashkërisht me prindërit tuaj, me komunitetet tuaja, që ta bëjmë gjithnjë e më të mirë jetën tuaj. Unë e përshëndes shumë përzemërsisht mësuesen tuaj znj. Meleqe, që është edhe një frymëzuese për këtë veprimtari”- tha ai.
© Panorama.al











