
TIRANË- Ligj të domosdoshëm në kuadër të MSA me BE-në dhe që siguron mbrojtjen e vendit nga lëndët toksike e ka quajtur kryeministri Sali Berisha ligjin për menaxhimin e mbetjeve. Në fjalën e tij, Berisha ka deklaruar se “thelbi dhe qëllimi i këtij ligji është mbrojtja nga këto mbetje”.
Ai ka kërkuar të shihen gjërat jashtë bursës së shpifjeve, sharjeve në të cilën sa më shumë të shpifësh aq më lart ngjitesh në shtyllën e turpit.
“Ky është ligji që i imponon qeverisë të përjashtojë me vendim të Kuvendit të gjitha plehrat toksike, ky ligj është ligji që i imponon qeverisë mosfutjen e lëndëve toksike, jo si deri tani kur ju ishit në pushtet. Këta që kanë varur shpresat te partia e plehut për të ardhur në pushtet, ta harrojnë, nuk është kjo rruga e pushtetit”- tha Berisha, duke akuzuar opozitënd he kreun e saj për mashtrim të shqiptarëve.
“Kemi firmosur një marrëveshje në kohë kur bilbilenjët u frynin bilbilave, ne firmosnin MSA dhe kjo në nenin 70 dhe 108 i imponon Shqipërisë të lejojë qarkullimin e lirë të plehrave jo toksike. Shqipëria eksporton nga kjo listë 96 mijë tonë, eksporton mbetje të saj në BE dhe vende të tjera. Nga këto mbetje, mbetje plastike 37 mijë tonë, alumini zinku, plumbi, tekstili, druri, janë të gjitha këto që për shkak të kësaj marrëveshje, Europa i pranon nga ne. Këta që përpiqen të mbijnë partinë mbi plehra këta janë të pashpresë”- tha ai.
Ruci
Kunder ligjit per import dhe referendum per t’i lene shqiptaret te vendosin ka kerkuar kreu i grupit te PS-se, Gramoz Ruci ne emer te opozites. Gjate fjales se tij, si reagim pas fjales se Berishes, Ruci ka deklaruar se opozita jo vetem nuk e jep voten per kete ligj, por nese ai miratohet, do te jete i pari qe opozita do rrezoje sapo te vije ne pushtet.
“Ne ndahemi prerë në këtë ligj që ke kaluar në dy momente, së pari ligji nuk zgjidh problemin për menaxhimin e plerave tona, së dyti, nuk lejojmë importin e plehrave në Shqipëri. Nuk na imponon dot aletarnativën tëndë, aleanca jonë sot ëhstë me qytetarët dhe ne po ta themi, ligji në seancën e parë nëse e miraton sot, është ligji i plehrave që bashkë me qeverisjen tënde të zhduken dhe plehrat nga Shqipëria. Neni 22 lejon importin, ti sorrollatesh, jo 400 jo 50, asnjë themi ne. Hiqe këtë nen dhe ulemi të diskutojmë referendum popullor pse nuk pranon, pse ngut. Janë ata që na kanë prurë ne këtu, janë ata që dëmtohen nga ky nen”- tha Ruci.
Ai ka kujtuar se 12 vende të BE nuk e lejojnë importin e plehrave. “Mos u përgjëro, bëje Shqipërinë me ligj të pastër nga plehrat që kanë vetë. Nëse e etiketon aleanca e plehut, sot do jetë mirë që secili të shpalosë qëndrimin për cështjen e plehrave”- tha ai.
© Panorama.al











