Berisha: Mbështetje Zaganjorit. PS të dalë me një emër

Jun 4, 2012 | 13:33
Gjate nje mbledhjeje te Grupit të PD

TIRANË- Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka shprehur në emër të maxhorancës mbështetjen e plotë ndaj kandidatit për president, Xhezair Zaganjorit dhe ka ftuar opozitën që krahas shqyrtimit të saj të paraqesë edhe kandidatin e vet.

Deklarata është bërë në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së, ku Berisha ka njohur deputetët me takimin e djeshëm me Ramën.

“Në këtë frymë duhet tu them se konsultimet janë të pandërprera, qoftë mes aleatëve në maxhorancë, por edhe me opozitën dhe në këtë kuadër u zhvillua takimi në kryesinë e kuvendit, ku mendoj se u shprehën gjerësisht pikëpamjet dhe qëndrimet e palëve”- tha ai.

Berisha ka theksuar se gjatë takimit u përpoq te argumentoj mbështetjen ndaj Zaganjorit si jo kandidaturë partiake. “Ai është personalitet me karrierë të gjatë 31 vjet, janë me qindra juristë që u ka dhënë mesim dhe e njohin. Paraqitja ishte transparente, por ndërkohë nuk kam deklaruar dhe menduar se partia kryesore opozitare nuk duhet të propozojë, apo kandidaturat e saj do të paragjykohen. Preokupimi ynë duhet të jetë proces kushtetues. Besoj se jeni dakord që karrikja është posti i parë i shtetit. Nuk mundet që të shkojmë poshtë, ose të kërkojmë poshte, jo më lart”- tha ai.

Sipas tij, kandidati i përzgjedhur meriton mbështetje të plotë. “Takimi ishte një përpjekje, palët shprehën qëndrimet, pikëpamjet. Sot shqiptarët prisnin votimin, nuk ndodhi, po vjen raundi i tretë, uroj që të votojmë në raundin e tretë kandidaturën më të mirë, jemi të vendosur të vazhdojmë të përpiqemi për mirëkuptimin më të gjerë të mundshëm”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura