Justifikim për qëndrimin e mëtejshëm bllokues ndaj reformave i quan kreu i qeverisë, Sali Berisha kushtëzimet e opozitës dhe vendimin për mosvotimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar.
Duke folur për mediat në përfudnim të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme dhe duke informuar për debatet e zhvilluara ai ka theksuar se Shqipëria ka suksese të padiskutueshme në fushat ekonomike, sociale e të tjera, si dhe rezultate të lakmueshme të reformave
Por, krahas kësaj ka shprehur shqetësim për qëndrimin më të fundit të opozitës, pavarësisht deklaratës së saj për angazhim në kryerjen e reformës zgjedhore.
“Shqipëria ka një problem, tani që është bërë botërisht e njohur, që qëndron në faktin se opozita nuk do të votojë, por do ta përdorë dhe e ka përdorur pushtetin e vet për të bllokuar. Tani opozita ka shpallur se do të angazhohet në reforma zgjedhore, gjë të cilën ne e mirëpresim, por ka shpallur se nuk do të votojë ligjet me 3/5 dhe ka vendosur një seri kushtesh e ultimatumesh, për të cilat, natyrisht, mendoj se janë qëndrime që kanë qëllim të justifikojnë qëndrimin e saj të mëtejshëm bllokues”- ka thënë ai.
© Panorama.al











