
TIRANE- Kryeministri, Sali Berisha ka kaluar një gjendje lodhjeje, e cila i ka ardhur nga një virozë për të cilën Berisha ka marrë mjekim ditëve të fundit.
Ky ka qenë shpjegimi zyrtar që zyra për shtyp e kryeministrit dha vetëm pak kohë pas ngjarjes.
Në deklaratën e kryeministrisë, thuhet se kryeministri pati një gjendje lodhjeje në përfundim të fjalës së tij. Pasi një konsulte me mjekët u konstatua një gjendje dobësie, lidhur me një virozë për të cilën Berisha është mjekuar kohët e fundit.
Kryeministri ka konsumuar një kafe me miqtë dhe më pas është larguar për në apartamentin e tij.
Sipas zyrës së kryeministrit, gjendja shëndetësore e Berishës është e normalizuar.
Deklarata e plotë e Kryeministrisë
Sot në mbrëmje, Kryeministri Berisha pati një gjendje lodhjeje në përfundim të fjalës së tij, me rastin e 21 vjetorit të Partisë Demokratike. Pas një konsulte mjekësore u konstatua një gjendje lipotimie (debolese), e lidhur me një virozë, për të cilën Kryeministri është mjekuar gjatë ditëve të fundit. Konsulta mjekësore tregoi parametra normale dhe gjendje të stabilizuar.
Kryeministri Berisha është në gjendje të mirë shëndetësore dhe para largimit nga Pallati i Kongreseve konsumoi një kafe me miq dhe të ftuar dhe më pas u kthye në apartamentin e tij.
Kryeministri Berisha u shpreh mirënjohjen të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike, miqve dhe të ftuarve në përvjetorin e krijimit të PD-së, për interesimin e treguar dhe uron dhe njëherë gëzuar festën.
****
Kryeministri, Sali Berisha nuk është ndjerë mirë për disa momente në fund të fjalimit të tij me rastin e themelimit të 21 vjetorit të Partisë Demokratike.
Mësohet se kryeministri ka kaluar një gjendje te fikti, kjo e konfirmuar pak minuta më vonë edhe nga kryeparlamentarja, Jozefina Topalli.
Topalli konfirmoi se Berisha pas ketij momenti eshte ne gjendje shume te mire shendetesore.
Kryeministri u shoqerua menjehere jashte salles se Pallatit te Kongreseve, ku mesohet se pasi ka konsumuar nje kafe, gjendja e tij eshte normalizuar.
© Panorama.al











