Berisha i premton mbështetje Igli Totozanit

Jan 9, 2012 | 16:15

TIRANE- Duke e konsideruar rolin kushtetues të Avokatit të Popullit si të një rëndësie themelore në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, kryeministri Sali Berisha ka uruar sot Igli Totozanin për detyrën e re.

Totozani pati një takim sot me kryeministrin, nga ku mori mbështetjen e plotë të tij dhe të qeverisë për punën e këtij institucioni.

Berisha shprehu gadishmërinë për të bashkëpunuar si në konsultimin për hartimin e legjislacionit të nevojshëm që ka lidhje me të drejtat e njeriut, ashtu edhe në zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit në lidhje me problemet e konstatuara në respektimin e këtyre të drejtave.

Vetë  Avokati i Popullit, zoti Totozani e falenderoi Kryeministrin Berisha për mbështetjen që ai i dha në ushtrimin e detyrës së tij.

Zgjedhja me një mazhorancë të gjerë, bën që unë të angazhohem akoma më shumë në kryerjen e detyrës në përputhje me Kushtetutën, ligjin dhe larg ndikimeve politike, në interes vetëm të qytetarit, është shprehur Totozani.

© Panorama.al

Te lidhura