Berisha: Gati të punojmë me opozitën. Mirëpresim Komisionin e Venecias

Sep 4, 2011 | 14:53

Kryeministri, Sali Berisha u shpreh sot i gatshëm për të bashkëpunuar me opozitën, ndërsa tha se, qeveria e tij do të pranojë çdo propozim konstruktiv nga ajo, duke e vlerësuar me seriozitet të madh.

Sipas tij, ky është një qëndrim konstant i kësaj qeverie.

Berisha u shpreh i gatshëm gjithashtu, që së bashku me opozitën të punojnë për të plotësuar rekomandimet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet, ndërsa theksoi se do të jetë gjithashtu i hapur ndaj çdo kontributi të Komisionit të Venecias në reformën zgjedhore.

“Qeveria është gatshme, e vendosur të bëjë gjithcka për integrimin Shqipërisë në Evropës, ky është dhe ylli polar i politikës sonë dhe të gjitha reformave  tona. Qeveria në mënyrë të përsëritur e ka thënë se është tërësisht e hapur ndaj Komisionit të Venecias, dhe mirëpret kontributin e saj për reformën zgjedhore”- tha kryeministri.

Kemi një seri rekomandimesh nga OSBE/ODIHR, tha kreu i qeverisë, duke shtuar se, në përpjekje të përbashkët me opozitën i kemi të gjitha gjërat e qarta.

“Ne jemi të vendosur të zbatojmë dhe të kthejmë në ligj, bashkë me opozitën, secilin nga këto rekomanimde”- përfundoi Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura