Berisha garanton Lajcak për 8 majin: Prioritet integrimi në BE

Mar 22, 2011 | 12:16

TIRANE- Integrimi i Shqiperise ne BE dhe garantimi i zgjedhjeve te lira e te dnerdhme me 8 maj kane qene pikat kyce te takimit mes Kryeministrit Berisha dhe  të dërguarit te BE-së Miroslav Lajçak.  Kreu i qeverise ka deklaruar se  integrimi sa më i shpejtë i Shqipërisë në Bashkimin Europian është dhe mbetet projekti më madhor i Shqipërisë dhe garantoi se “qeveria shqiptare po punon intensivisht dhe do të bëj të gjitha përpjekjet për të adresuar kërkesat e këtij procesi, në veçanti rekomandimet e Komisionit Europian, në mënyrë që të përshpejtojë hapat e mëtejshëm drejt realizimit të kësaj ëndrre të qytetarëve shqiptarë”.

Në takim Berisha dhe Lajcak u ndalen edhe ne përgatitjet për zgjedhjet lokale të 8 majit. Sipas njoftimit te kryeministrise, behet me dije se Berisha e risiguroi zotin Lajçak se qeveria shqiptare është e vendosur dhe do të bëj të gjitha përpjekjet për të realizuar zgjedhjet që përmbushin standardet ndërkombëtare, zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Në këtë kontekst qeveria shqiptare dhe partitë e mazhorancës qeverisëse,mbeten tërësisht të angazhuara dhe po punojnë me seriozitetin maksimal për trajtimin e problematikës së ngritur nga rekomandimet në raportin e OSBE/ODIHR-it, që zgjedhjet e 8 majit të jenë më të mirat të realizuara në Shqipëri”- ka thene Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura