Berisha fton presidentin Obama të vizitojë Shqipërinë

Sep 22, 2011 | 17:41

Zyra e shtypit e kryeministrit, Sali Berisha njofton se presidenti I Shteteve të Vashkuara të Amerikës Barack Obama ka pranuar një ftesë të kryeministrit shqiptar për të vizituar Shqipërinë. Berisha ka marrë pjesë në një pritje të organizuar prej Obëmës për nder të kryetarëve të shteteve dhe qeverive që marrin pjesë në punimet e sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas zyrës së shtypit, kryeministri Berisha zhvilloi një bisedë me Presidentin Obama, i cili tregoi interes për Shqipërinë dhe progresin e saj.

“Kryeministri e ftoi Presidentin Obama për të vizituar Shqipërinë, ftesë të cilën Presidenti e pranoi me kënaqësi.”-thuhet në deklaratë.

Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, kreu i qeverisë ka patur takime me Presidentin e Bashkimit Europian, Herman Van Rompuy, presidentin e Polonisë Bronisłaë Komoroëski, Hungarisë Pal Schmitt, Çekisë Vaclav Klaus, Gjeorgjisë Mikheil Saakashvili, kryeministrat e Britanisë së Madhe David Cameron, Suedisë Fredrik Reinfeldt,  zëvëndëskryeministrin e Luksemburgut, Jean Asselborn, me të cilët diskutoi mbi marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet në rajon.

Berisha ka  takuar edhe kreun e Këshillit të Tranzicionit të Libisë Mustafa Abdel Jalil, të cilin e përgëzoi për përmbysjen e regjimit diktatorial të Gedafit dhe inkurajoi në vendosjen e një sistemi demokratik në Libi.

Kryeministri ka patur takime edhe me shumë liderë të tjerë botëorë.

© Panorama.al

Te lidhura