TIRANË- Kreu i qeverisë ka ftuar opozitën të hartojnë bashkërisht reaolutën dhe axhendën e punës për integrimin e vendit. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha ka shprehur gatishmërinë e qeverisë për të plotësuar kushtet për integrimin, duke kërkuar bashkëpunimin e opozitës.
Duke shprehur mirënjohje të thellë të qeverisë, mazhorancës ndaj dy miqve që erdhën dje në Shqipëri me qëllimet më miqësore, ai deklaroi se ata kërkonin që këtu të mos bllokohet më tej procesi i integrimit.
“Erdhën në një kohë kur forcat politike me deklarate kanë pohuar se do të punojnë me përkushtim për integrimin. Jam këtu për tu bërë thirrje opozitës që së bashku të hartojmë një rezolutë në të cilën të shprehim zotimet tona dhe axhendën për procesin e integrimit. Unë pavarësisht nga skepticizmat besoj se qëndrimet e veta opozita nuk i merr për hir të qeverisë, por duhet ti bazoj në programin e saj si forcë politike”- tha ai.
Berisha garantoi se qeveria ka të gjitha mjetet për të faktuar se ajo ka bërë e do bëjë gjithcka ka në dorë, si bëri për vizta që nuk kërkonte ligjet me 3/5. “Përpjeka që u bë për të bllokuar vizat te cdo njeri duhet të krijojë brejtje ndërgjegje, që mund të dëshmohet se po korrigjohet me qëndrim të ri ndaj integrimit në interesin evendit.
Ju ftoj të sillni javën që vjen kandidaturën për Avokatin e Popullit, pa kandidaturë nga mazhoranca dhe ne do e miratojmë”- tha ai.
Sipas Berishës, pas ngarkimit të dy deputetëve socialistë për të eksploruar komitetin ad hock, do të ngarkohen dhe dy deputetë nga maxhoranca për modalitetet dhe funksionimin e tij.
© Panorama.al











