Berisha, Fillon: Integrimi, objektivi ynë madhor

Dec 10, 2011 | 10:34

Kryeministri Sali Berisha i tha kryeministrit francez, Franois Fillon se pas dy vitesh bllokim të jetës politike nga opozita i cili dëmtoi interesat e vendit, ajo tashmë pranoi ofertat politike të bëra nga maxhoranca gjatë dy viteve, duke sjellë edhe qetësimin e situatës politike.

“Situata politike dhe jeta parlamentare janë  normalizuar dhe një sërë reformash me rëndësi për procesin e integrimit evropian, përfshirë atë zgjedhore dhe miratimin e ligjeve me shumicë të cilësuar, kanë filluar të zbatohen”- tha kryeministri Berisha.

Në kuadër të qëndrimit të tij në Francë, kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me kryeministrin francez, Francois Fillon, ku e siguroi atë se integrimi europian përbën objektivin madhor të qeverisë shqiptare. Kreu i qeverisë theksoi gatishmërinë e maxhorancës për të ndërmarrë të gjitha reformat dhe masat e nevojshme në këtë drejtim.

Bashkëpunimi dypalësh, energjia e rinovueshme, projektet për transportin publik në Tirane, modernizimi i administratës publike, projektet në bujqësi dhe pastrimi i ujërave, ishin disa nga çështjet në qendër të diskutimeve mes dy kryeministrave.

© Panorama.al

Te lidhura