TIRANE- Kryeministri Sali Berisha, ne gjendje te mire shendesore ka vijuar sot punen normalisht, duke zhvilluar mbledhjen e radhes te qeverise.
“Ndihem shumë mirë, ajo që pësova më datën 12 dhjetor ishte një episod lipotemie i lidhur me një virozë dhe ky është i treti që kam pësuar gjatë jetës sime”. Me keto fjale, Berisha i eshte drejtuar kabinetit e bashke me te eshte shqiptareve, qe e ndiqnin live permes mediave, duke sqaruar situaten e ndodhur gjate fjales ne 21 vjetorin e themelimit te PD-se.
Kreu i qeverise ka sqaruar se gjate jetes se tij ka pesuar tre episode te tilla. “E para ndodhi në vitin 1988 që më imponoi të bëja një ekzaminim dhe që doli ishte në kuadrin e një viroze. E dyta ishte në Vlorë në vitin 98 dhe e treta që ishte e çuditshme se ishte më e lehta edhe ky në sfondin e një viroze” tha ai.
Ai ka falenderuar gjithe ata qe jane interesuar per shendetin e tij dhe padyshim mjeket qe u kujdesen per te dhe perkushtimin qe treguan.
“Ndihem shumë mirë dhe nga një dekap që u bë rezultoi se në sistemin e enëve të qarkullimit të gjakut nuk gjendet atrosteriotike, kjo do të thotë që sistemi im që nuk ka moshë” tha ai.
© Panorama.al











