Berisha e Topi, homazhe për nder të Havelit

Dec 21, 2011 | 15:03

TIRANË- Presidenti i vendit dhe kryeministri kanë zhvilluar sot homazhe në Ambasadën e Republikës së Çekisë në Tiranë, për nder të ish-presidentit çek, Vaslav Havel, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë.

Topi, pasi u shprehu ngushëllimet më të ndiera funksionarëve të Ambasadës çeke dhe u përul me respekt para fotografisë së ish-presidentit të parë postkomunist të Republikës së Çekosllovakisë dhe të Çekisë.

“Më lejoni që edhe në emër të popullit dhe shtetit shqiptar, t’ju shpreh ju, familjarëve të të ndjerit dhe mbarë popullit çek ngushëllimet më të sinqerta! Presidenti Havel do të mbetet në kujtesën tonë si modeli i një udhëheqësi vizionar, i moderuar dhe i aftë për të ndryshuar sistemet totalitare e të centralizuara përmes besimit tek demokracia dhe vlerat më të shenjta të lirisë. Iu prehtë shpirti në paqe!”- shkroi Topi në Librin e Zisë të hapur me këtë rast.

Shënim në këtë libër la edhe kreu i qeverisë, Berisha, duke shprehur nderim për figurën dhe rolin e madh të Havelit, Presidenti i parë dhe i vetëm post-komunist i Republikës Federative të Çekosllovakisë (1989- 1992) dhe Presidenti i parë i Republikës së Çekisë (1993 – 2003).

© Panorama.al

Te lidhura