KORÇË- Kryeministri Berisha u premtoi sot qyetarëve të Korçës se qeveria e tij do të bëjë 10 herë më shumë investime në këtë qyetet, ndërsa i ftoi ata që më 8 maj të votojnë për Andrea Manon.
Gjatë një mitingu në mbështetje të kandidatit të “Aleancës për qytetarin”, në Korçë, Berisha u shpreh se nuk duam që askush të mbetet në rrugën e vetme, në shtëpinë tonë ka vend për çdo korçarë, ndërsa apeloi për bashkim dhe qytetari në ditën e zgjedhjeve.
“Më 8 maj të sillemi si qytetarë europianë e të jemi më të bashkuar se kurrë”- tha kryeministri.
“Korçës së pari do t’i pastrojmë fytyrën fisnike që ka. Do i ruajmë sokaqet dhe tregun. Do ndërtojmë Korçën e shekullit të ri, që të jetë në harmoni me trashëgiminë e plotë ubanistike e kulturore të këtij qyteti të mrekullueshëm”- tha ai.
Sipas Berishës qeveria në Korçë ka investuar rreth 40 milionë euro, ndërsa për të bërë që distanca mes Korçës e Tiranës të shkurtohet në më pak se 1 orë e gjysëm po investohen gjysëm miliardë euro.
© Panorama.al











