Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë për të mos marrë pjesë në akte dhune, ndërsa ka paralajmëruar se dhuna e cilësdo natyrë do të ndeshet me të gjithë rreptësinë e ligjit. Berisha paralajmeroi kreun socialist, Edi Rama dhe ata të cilët për interesa të caktuara e nxisin të pushtojë KQZ-në, se ligji që garanton qytetarët, garanton edhe institucioinet e këtij vendi.
“Të heqë dorë nga çdo mendim se mund t’i agresojë ata. Shteti do të jetë në mbrojtje të plotë të atyre dhe detyrës që ata bëjnë”- tha ai.
Kryeministri Sali Berisha përsëriti deklaratën e tij për vlerësim dhe numërim të çdo vote të hedhur nga shqiptarët, ndërsa denoncoi atë qe e quajti përpjekje nga deputetët e PS-së për ta asgjësuar institucionin e Komisionit Zonal të Tiranës, funksion që për kryeqytetin po e kryen KQZ.
Sipas kryeministrit Berisha, ligji nuk e parashikon që KQZ-ja të shpallë rezultatin paraprak, një gjë që sipas kryeministrit, kreu i KQZ-së Ristani e ka bërë në studio televizive po që smund ta bëjë zyrtarisht. Sipas tij, ligji urdhëron që KQZ të shpallë rezultatin përfundimtar pas numërimit të çdo vote dhe perfundimit të procesit ankimor.
“Ajo që keni parë në sallën e KQZ këto ditë, ai është Komisioni Zonal i Tiranës. i cili fuksionon me të gjitha rregullat e komisionit zonal. Ligji elektoral i miratuar me konsensus, ka hequr Komisionin Zonal për Tiranën”- tha Berisha.
Duke iu referuar protestave të deputetëve dhe simpatizantëve të PS-së pranë KQZ, kreu i qeverisë tha se “eshte e paimagjinueshme, ditën e parë vërshuan me gjuhën e fjalëve më të papranueshme, 36 deputetë të PS, për ta bllokuar procesin. Agresuan kryetarin më fjalë fyese dhe anëtarë të PD. Bllokuan punën, pushtuan institucionin.
Sipas tij, Rama do me çdo kusht të bllokojë komisionin zonal, sepse ky institucion ka tagrin për të nxjerrë rezultatin përfundimtar të Tiranës.
Ky institucion, është i detyruar të lexojë çdo votë, para se të bëjë shqyrtimin si KQZ, tha Berisha.
Do të ishte absurde që të mendohej se nëpërmjet këtij veprimi synohet fitorja jonë, i gjithë qëllimi është që të numërohet çdo votë. Të lexohet çdo votë e qytetarit shqiptar.
Kryeministri dënoi gjithashtu protestat e socialistëve të mbajtura sot në disa nga qytetet e Shqipërisë.
© Panorama.al











