TIRANE- Femijeve jetime te “Zyber Hallullit” u jane shperndare sot dhurata me rastin e fillimit te shkolles nga kryeministri Sali Berisha dhe bashkeshortja e tij, Liri Berisha.
Ne ambientet e kryeministrise jane pritur sot nje grup fëmijësh të kesaj shtepie, shoqeruar nga drejtoresha e kësaj qendre Drita Mandria.
Dhuratat e shperndara për të gjithë fëmijët e kësaj qendre përmbanin çanta shkolle, artikuj të ndryshëm shkollor, veshmbathje, ëmbëlsira etj. “Jam i kënaqur, që ditën e punës sot e nis me ju, edhe pse do të doja t’ju takoja në shtëpinë tuaj, por për shkak të rikonstruksionit të saj, unë do t’ju vizitoj sërish atje”- tha Berisha.
Ai uroi femijet per nisje te mbare e suksese ne shkolle. Nderkohe drejtoresha e njohu kryeministrin mbi rikonstruksionin e kësaj qendre dhe theksoi se rikonstruksioni nuk do të jetë thjesht një riparim, por një përshtatje e ambientit në tip shtëpi- familje në mënyrë që fëmijët të jenë më grup mosha të caktuara, të kenë ambient ndenje, kuzhinë, biblioteke, ambient lojërash etj.
© Panorama.al











