TIRANE- Gjatë takimit që kryeministri, Sali Berisha ka patur me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Yannis-Alexis Zepos janë konfirmuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.
Në një njoftim të shkurtër të kryeministrisë thuhet se, “në takim u diskuan çështje të bashkëpunimit dypalësh dhe u rikonfirmuan marrëdhëniet shumë të mira mes të dy vendeve, angazhimi i të dyja palëve për të zhvilluar marrëdhënie të shkëlqyera miqësore e të fqinjësisë, si dhe për të konsoliduar bashkëpunimin në të gjitha fushat, si në aspektin dypalësh ashtu edhe në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”
Më herët, Yannis-Alexis Zepos është takuar edhe me ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, më të cilin ka ndarë të njëjtat mendi, ndërsa ka premtuar mbështetje për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
© Panorama.al











