NJU-JORK- Gatishmeri per realizimin e reformes zgjedhore, sipas rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it, bashke me opoziten, perkushtim ne reformat e tjera dhe angazhim ne luften kunder terrorizmit. Keshtu ka deklaruar kryeministri Sali Berisha gjate takimit në Nju Jork me Nënsekretarin amerikan të Shtetit William Burns.
Nënsekretari Burns vlerësoi lart kontributin e vazhdueshëm të Shqipërisë në Afganistan dhe në të gjitha angazhimet e tjera në luftën kundër terrorizmit, si dhe rolin e Shqipërisë në rajon dhe në mënyrë të veçantë në lidhje me Kosovën. Ai e siguroi Kryeministrin se SHBA-të do të vazhdojnë të bëjnë maksimumin për njohje të mëtejshme të Republikës së Kosovës.
Nderkohe, kryeministri Berisha e falënderoi Nënsekretarin Burns për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA i kanë dhënë Shqipërisë në anëtarësimin në NATO dhe në konsolidimin e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës.
Berisha theksoi se zgjedhjet vendore të vitit 2011 ishin zgjedhjet më të mira të zhvilluara, të cilësuara edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë si kompetitive dhe transparente. Ai vlerësoi kthimin e opozitës në parlament si një hap në drejtim të normalizimit dhe kthimit në kornizën institucionale të jetës politike, pas një bojkoti mëse dy vjeçar dhe një qëndrimi bllokues të vazhdueshëm.
Me tej, kreu i qeverise shqiptare, e siguroi Nënsekretarin Burns për gatishmërinë e qeverisë shqiptare, për të përmbushur të gjitha reformat për integrimin europian. Në mënyrë të veçantë, Kryeministri Berisha nënvizoi rëndësinë e realizimit me sukses dhe konsensus e vullnet pozitiv të reformës zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, dhe gatishmërinë e mazhorancës për ta nisur menjëherë atë, së bashku me opozitën.
Nënsekretari Burns shprehu mbështetjen e SHBA-së për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, si një proces që e çon Shqipërinë drejt progresit dhe vleresoi reformat e arritura.
© Panorama.al











