PARIS- Në vijim të vizitës që po zhvillon sot në Paris Kryeministri Sali Berisha u takua me ministrin francez të Energjetikës dhe Industrisë, Eric Besson.
Berisha e njohu atë me potencialet e jashtëzakonshme që ofron Shqipëria për investitorët e huaj, duke u ndalur veçanërisht në fushën e energjisë së rinovueshme dhe deklaroi se qeveria ka një program ambicioz investimesh në fusha të rëndësishme për zhvillimin e vendit, si infrastrukturë, bujqësi turizëm, shëndetësi, arsim, etj.
Përmes këtij takimi, Kryeministri ftoi investitorët francezë të investojnë në këtë sektor, por edhe në infrastrukturë e turizëm, duke garantuar mbështetjen maksimale të qeverisë shqiptare dhe të gjitha institucioneve, për investime të suksesshme në Shqipëri.
Nga ana e tij, Ministri i Energjisë dhe Industrisë Besson, duke shprehur kënaqësinë që priste në takim kryeministrin shqiptar, e vlerësoi këtë takim shumë të rëndësishëm për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në mënyrë të veçantë në sektorin e energjisë.
© Panorama.al











