“Me Kosovën, në BE. Ruajtje kufijve ekzistues”

Dec 16, 2011 | 12:57

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot gjate nje bashkebisedimi me studente te Kosoves, se “interesi me i mire i shqiptareve eshte ruajtja e kufijve ekzistues”.

Deklarata erdhi pas pyetjes se nje studenti lidhur me mundësinë që Shqipëria dhe Kosova të bashkohen një ditë në një shtet të vetëm.

“Interesi më i mirë i shqiptarëve është ruajtja e kufijve ekzistues. Ne jemi një popull i ndarë në mënyrë të padrejtë. Copëtimi i shqiptarëve është një nga aktet më të padrejtë që u është bërë shqiptarëve, por fatmirësisht u korrigjua me çlirimin e Kosovës. Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen në BE, nuk mund të rrezikojmë humbjen e territoreve”,- deklaroi Berisha.

 

© Panorama.al

Te lidhura