TIRANË-Kryeministri Sali Berisha i ka bërë apel kreut të PS-së, Edi Rama të largojë njerëzit dhe militantët që kanë rrethuar KQZ dhe të lërë institucionin e pavarur të veprojë në të drejtën e ligjit.
“I bëj apel Ramës, largoji njerëzit nga rrethimi, mos kërcënoni njerëzit në detyrë. Pasojat do të jenë jashtëzakonisht të rënda nëse cenohet puna e KQZ. Është zgjehdur me vota unanime, me konsensus”- ka thënë ai.











