Berisha akuza Ballukut nga Berati: Lubia shpenzon 10 mijë euro për të larë prapanicën e makinës së saj!

May 6, 2025 | 18:57

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e 11 majit në Berat, lëshoi sërish akuza në drejtim të zv.kryeministres Belinda Balluku.

sali berisha

Berisha solli edhe njëherë në vëmendje se Belinda Ballukun për të larë makinën e saj harxhon 10 mijë euro në muaj.

“E dëgjuat çfarë tha kur u pyet Edi Rama për djegësin e Tiranës që kushtoi 130 milionë euro dhe nuk ekziston? U djegsh aty i tha gazetarit! Ky pra është Edi Rama.

Apo Lubia, që për të larë prapanicën e makinës së saj harxhon 10 mijë euro në muaj. Po ky Erioni i Beratit, siamezë me atë të Tiranës, njësoj janë’, u shpreh Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura