Bellucci: Nudo për një akt bujarie

Sep 4, 2011 | 12:20

Me gjithë rezervat për filmin, në venecia nuk mund të mos flitet për Monica Belluccin dhe daljen e saj nudo në filmin e saj të fundit, që u shfaq në Festivalin e Filmit. “Un Été Brûlant” me regji të Philippe Garrel nuk pati ndonjë pritje kush e di se çfarë nga kritika, megjithatë aktorja bukuroshe ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe fotografëve. Në një konferencë për shtyp ajo ka shpjeguar lakuriqësinë e saj, të cilën a ka quajtur një “akt bujarie kundrejt filmit” aktorja kujton se kur është xhiruar kjo skenë ajo kishte kaluar vetëm një muaj e gjysmë nga shtatzënia e dytë. “Isha në një moment të brishtë si grua, por isha e lumtur që u zgjodha nga Garrel”, thotë ajo, teksa flet shumë ngrohtë për regjisorin francez. “Iu besova tërësisht atij, sepse është një artist me një univers unik. U ndjeva e respektuar dhe e mbrojtur, sepse Garrel i do aktorët e tij”.

© Panorama.al

Te lidhura