“Belinda Balluku po kryen krim elektoral”- Denoncimi i Gazment Bardhit: Dëshmi që SPAK-u nuk mund t’i injorojë! Arrogante edhe me vetë socialistët

Apr 12, 2025 | 16:59

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili është edhe drejtues politik i PD në qarkun e Fierit ka denoncuar zv.kryeministren Belinda Balluku, që sipas tij po kryen krime elektorale.

bardhi balluku

Bardhi thotë se u bëhet presion administratës që të marrin pjesë në mitingje, si dhe premtojnë vende pune.

Gazment Bardhi i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme që të hetojë këto raste.

“Keqardhje për SPAK-un që nuk arrin të zbulojë nga krimet elektorale që po kryhen në qarkun e Fierit, në drejtimin e Belinda Ballukut! Jo vetëm metodat e paligjshme në shkelje të ligjit elektoral nga Balluku por sidomos arroganca e saj në komunitet dhe me vetë socialistët, janë për nga lloji të ngjashme me çizme pushtuesish”, shkruan Bardhi.

Reagimi i Gazment Bardhit

❌Të detyrosh punonjësit e administratës që të marrin pjesë në miting është krim elektoral!

❌T’u premtosh njerëzve vende pune në këmbim të votës, është krim elektoral!

???Shikoni kameran e fshehtë që emisioni “Piranjat” ka realizuar sot me autobuzat e sjellë nga qarku Fier për të mbushur sheshin bosh të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Janë dëshmi që SPAK-u nuk mund t’i injorojë!

⁉️ Keqardhje për SPAK-un që nuk arrin të zbulojë as sa “Piranjat” nga krimet elektorale që po kryhen në qarkun e Fierit, në drejtimin e Belinda Ballukut!

Jo vetëm metodat e paligjshme në shkelje të ligjit elektoral nga Balluku por sidomos arroganca e saj në komunitet dhe me vetë socialistët, janë për nga lloji të ngjashme me çizme pushtuesish!

Fieri dhe administrata publike do të çlirohet nga kjo më 11 Maj!

© Panorama.al

Te lidhura