“Belinda Balluku ka mbaruar, fati i saj ka marrë fund”- Shehaj: Do shkohet drejt arrestit! Në Shqipëri po bëhet i njëjti proces si në gjithë vendet e Lindjes

Dec 4, 2025 | 21:29

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ishte mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”. Deputeti u ndal edhe te rasti Balluku, për të cilën u shpreh se tashmë ka marrë fund dhe është çështje kohe kur do kërkohet heqja e imunitetit dhe mund të shkohet drejt arrestit.

agron shehaj

Shehaj theksoi se në Shqipëri po bëhet i njëjti proces si në gjithë vendet e Lindjes, ku reforma në drejtësi ka vënë pas hekurave zyrtarë deri në ragun e kryeministrave.

Agron Shehaj: Po sulmohet drejtësia SPAK po bëhet presion në GJK për të ndaluar që SPAK të nxjerrë përpara drejtësisë të korruptuarit. Balla është pjesë. Dje doli lajmi që Apeli, hodhi poshtë një vendim që ka të bëjë me Toyota Yaris, dhe ka thënë nuk hetohet individi por hetohet organizata kriminale. Pra hetohet nga e para. Normale që do e mbrojnë Belinda Ballukun. Mund të bezdisë Taulanti, nuk lodhen duke vjedhur, por lidhen se ngre zërin unë. Se them unë janë vjedhur 50 mln euro. Për këto nuk flet njeri. Ça ka bërë Taulanti për Shqipërinë. Politikan i rëndomtë për 20 vjet. Ça ka bërë?

Balluku nuk besoj se kthehet më në qeveri. Fati i saj ka marrë fund. Nuk besoj se do jetë më deputet. Jam i bindur, do kërkohet shkarkimi dhe heqja e imuniteti dhe arrestimi. Belinda Balluku ka mbaruar çështje kohe. Do ndodhi dhe në Shqipëri si gjithë vendet e lindjes, do përfundojë ky proces te kryeministri apo i vetmi rast që vetëm kryeministri nuk preket. Nuk do ndodhë ndryshe, reforma në drejtësi çështje besimi.

© Panorama.al

Te lidhura