Kryetarja e Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Joana Qeleshi, gjatë intervistës në “Studio 24”, ka shpjeguar hapat procedurale që do të ndiqen më 4 dhjetor, kur Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë çështjen e pezullimit të zv.kryeministres Belinda Balluku.
Sipas saj, vendimi për masën e sigurisë që ka çuar në pezullimin e funksioneve publike është rasti i parë që ndodh në vendin tonë në 35 vitet e pas-demokracacisë, gjë që ka sjellë reagime të forta si në planin juridik, ashtu edhe në atë politik.
Sakaq Qeleshi e cilësoi të dobishme ndërhyrjen e Gjykatës Kushtetuese.
“Është pozitive që Kushtetuesja të sqarojë konfliktin kushtetues të ngritur me kërkesë zyrtare. Kemi të bëjmë me një situatë të re, që kërkon interpretim të qartë.”
Qeleshi shpjegoi edhe procesin që ndjek Gjykata Kushtetuese për këtë çështje:
Qeleshi tha se nëse nuk ka unanimitet në Kolegjin e Gjyqtarëve, atëherë mbledhja e gjyqtarëve me shumicë do shqyrtojë nëse çështja do kalojë për shqyrtim në seancë plenare apo jo.
Ajo tha se si rrjedhojë vendimi për çështjen do jepet nga trupa e Gjykatës Kushtetuese vetëm nëse kalohet në seancë plenare.
“Çështja ka kaluar në mbledhje gjyqtarësh. Sipas ligjit për Kushtetuesen, një çështje shqyrtohet nga Kolegji i Gjyqtarëve në fillim që është i përbërë nga 3 gjyqtarë për të vendosur nëse çështja do të shqyrtohet në themel apo jo. Nëse ka një unanimitet, atëherë Kolegji mund të vendosi rrëzimin, pra mos kalimin e kërkesës, moskalimin në seancë plenare ku shqyrtohet nga të 9 gjyqtarët, ose nëse janë 8.
Nëse nuk ka unanimitet ky filtri paraprak do shqyrtohet nga mbledhja e gjyqtareve. Në këtë rast mbledhja e gjyqtarëve me shumicë do shqyrtojë nëse çështja do kalojë për shqyrtim në seancë plenare apo jo. Dhe vetëm më pas do kemi një vendim, nëse kalohet në seancë plenare nga gjithë trupa e GJK,” përfundoi Qeleshi.
Joana Qeleshi: Aktualisht vendim i masës së sigurisë është një nga masat ndaluese që kodi i procedurës penale parashikon. Nuk ka një precedentë tjetër në Shqipëri ndaj ka shkaktuar reagime qoftë në rafshin juridik dhe atë politik.
Sa i përket pjesës ligjore e shoh si dicka pozitive që Kushtetuesja të shprehet mbi konfliktin kushtetues, sipas kërkesës së paraqitur.
Në vitin 2016, ndryshimet kushtetuese që prekën imunitetin e deputetëve u reflektuan dhe në ndryshimet kushtetuese të 2017 në kodin e procedurës penale ku aktualisht kemi të parashikuar mundësinë që ndaj deputetit të mos përcaktohet masë sigurimi arrest me burg apo arrest në shtëpi pa patur një autorizim nga Kuvendi.
Ndërkohë si Kushtetuta dhe kodi i procedurës penale nuk ka një parashikim sa i përket masave të tjera, kjo ka qenë një zgjedhje që ligjvënësi ka bërë.
I vetmi ndalim që aktualisht dispozita ka sa i përket masës së pezullimit nga detyra është për ata që janë persona të zgjedhur përmes sistemit elektoral.
Duhet ta shohim nëse ministri gëzon apo jo këtë lloj mbrojtje. Çështja ka kaluar në mbledhje gjyqtarësh. Sipas ligjit për Kushtetuesen, një çështje shqyrtohet nga Kolegji i Gjyqtarëve në fillim që është i përbërë nga 3 gjyqtarë për të vendosur nëse çështja do të shqyrtohet në themel apo jo. Nëse ka një unanimitet, atëherë Kolegji mund të vendosi rrëzimin, pra mos kalimin e kërkesës, moskalimin në seancë plenare ku shqyrtohet nga të 9 gjyqtarët, ose nëse janë 8.
Nëse nuk ka unanimitet ky filtri paraprak do shqyrtohet nga mbledhja e gjyqtareve. Në këtë rast mbledhja e gjyqtarëve me shumicë do shqyrtojë nëse çështja do kalojë për shqyrtim në seancë plenare apo jo. Dhe vetëm më pas do kemi një vendim, nëse kalohet në seancë plenare nga gjithë trupa e GJK.
© Panorama.al











