“Belinda Balluku baras me korrupsionin”- Bardhi publikon kartonin e mbushur me dokumente: 11.3 kg provat për numrin dy të qeverisë, i kam dorëzuar këtë javë në SPAK

Feb 28, 2025 | 8:30

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar foton e një kartoni me dosje, ku thotë se janë provat e korrupsionit të zv.kryeministres, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, të cilat i ka dërguar në SPAK.

480764770_1047376980742464_6409018586276980770_n

Bardhi shprehet se nesër (28 shkurt), lidhur me këto dokumente, do të ketë një konferencë për shtyp, ndërsa thekson se ditët në vijim do të ketë edhe më shumë prova që sipas tij faktojnë korrupsionin e Ballukut.

Ndër të tjera, ai ironizon duke thënë: “S’i ka ecur fare Ramës me zëvendëskryeministrat”.

Postimi i Bardhit:

Belinda Balluku = Korrupsion!

11.3 kg prova për korrupsionin e nr. 2 të qeverisë kam dorëzuar këtë javë në SPAK! Edhe më shumë do të jenë nga nesër! Ju ftoj të më ndiqni të Premten, ora 11:30 në një konferencë për shtyp!

p.s. S’i ka ecur fare Ramës me zëvendëskryeministrat! ?

 

© Panorama.al

Te lidhura