Behgjet Pacolli: Gana e ka njohur Kosovën

Jan 23, 2012 | 19:29

Zyra e zëvendës kryeministrit të parë të Kosovës, Behgjet Pacolli njoftoi sot se Republika e Ganës e ka njohur Republikën e Kosovës.

Sipas njoftimit, vendimi për njohje i është përcjellë zyrtarisht Pacollit nga ana e Ministrit të jashtëm të Ganës, Ahlaji Muhamad Mumuni.

Pacolli është shprehur i “lumtur” për këtë njohje, pasi “Gana ishte njëri nga shtetet më të vështira të Afrikës, për shkak se ndikimi i fqinjëve tanë verior, ishte i madh”.

Më tej, ai ka theksuar se në dhjetor të vitit të kaluar, në Nju Jork, është takuar me presidentin e këtij vendi, Xhon Ata Mills, ndërsa ka pasur takime edhe me Ministrin e jashtëm, Alhaji Muhamad Mumuni.

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, thotë se “është optimist se njohjet për Kosovën do të vazhdojnë të vijnë”.

Gana është shteti i 86, që e ka njohur Republikën e Kosovës.(rel)

© Panorama.al

Te lidhura