Beatriks Ramosaj shpreh hapur simpatinë për kryetarin Basha

Dec 10, 2011 | 14:17

Është e re, simpatike dhe e talentuar dhe më se e gatshme jo vetëm për të përballuar skenën, por pse jo për të guxuar edhe në politikë. Quhet Beatriks Ramosaj, edhe pse numëron vetëm tri këngë në karrierën e saj të saponisur, është bërë e njohur mjaftueshëm, që jo vetëm të pozojë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, por edhe të mund të mendojë që të hyjë në forumin e të rinjve demokratë. Duket se ambicies së shprehur mes artistëve në muzikë i është shtuar dhe ambicia politike, ndërsa synojnë të përfshihen, duke menduar pak më shumë për të ardhmen. Pas Çiljeta Xhilagës dhe Greta Koçit, mbase këngëtarja që do të përmendet në forumet demokratike mund të jetë edhe Beatriks. Madje vihet re që angazhimi i të rinjve artistë në PD është kthyer dhe si një dëshirë për reklamim, duke e konsideruar veten me fat dhe të zgjedhur mes të tjerëve në PD. Nuk dihet se ç’do ndodhë me Beatriksin, e cila daljen e saj të parë në skenë e pati në “Kënga Magjike 201” me këngën “E dua beatin”, një krijim plot ritëm . Gjithsesi, ajo është shumë herët për zhgënjime, ndërsa i mbetet të shijojë suksesin e saj të menjëhershëm edhe me klipin “Let Me Love You”, këngë e zhanrit R&B, një produksion i Elgit Dodës dhe tekst i Big Bastës.

© Panorama.al

Te lidhura