BRUKSEL- Bashkimi Evropian vlereson procesin zgjedhor ne vendin tone, duke kujtuar se vleresimi perfundimtar varet nga finalizimi, perfshire numerimin dhe trajtimin e ankesave.
Ne nje deklarate per mediat, Natasha Batler, zëdhënëse e Komisionit Evropian ka theksuar se BE i ka ndjekur me kujdes zgjedhjet e se dieles se 8 majit ne Shqiperi.
Sipas saj, BE-ja konsideron se qytetarët shqiptarë dolën në zgjedhje në numër jo të zakonshëm, dhe se struktura administrative e zgjedhjeve siguroi një proces të qetë në ditën e zgjedhjeve.
“Këto zgjedhje u zhvilluan në një atmosferë të tensionuar me polarizim të lartë. Raporti për vlerësimin përfundimtar do të varet kryesisht nga sjellja gjatë gjithë procesit, përfshirë numërimin dhe trajtimin e ankesave të mundshme”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian.
Ajo tha se mbajtja e zgjedhjeve në pajtim me standardet evropiane dhe ndërkombëtare është prioritet kyç në hapat e ardhshëm të Shqipërisë drejt integrimeve evropiane.
© Panorama.al











