Më pak se dy ditë nga mbajtja e zgjedhjeve vendore, Bashkimi Europian paralajmëron Shqipërinë se këto zgjedhje janë të një rëndësie të veçantë dhe se këtë të diel Shqipëria është në vëmendjen e BE-së.
Deklaratat i bëri Presidenti i Bashkimit Europian, Jerzy Buzek, i cili apeloi për zgjedhje që të plotësojnë standartet, pasi janë vendimtare për vazhdimësinë e Shqipërisë.
Byzek vuri në dukej edhe numrin e madh të vëzhguesve ndërkombëtarë të dërguar në Shqipëri për monitorimin e zgjedhjeve. Ai tha se janë dërguar rreth 500 vëzhgues.











