Borxhi, BB: Shqipëria,nivelin më të lartë në rajon

Nov 15, 2011 | 11:55

Banka Botërore bën apel për ndjekjen e një politike shumë të kujdesshme fiskale. Gjatë raportit të prezantuar sot përmes një video konference për vendet e Evropës Juglindore, mes tyre edhe Shqipërinë, BB konstatoi se vendi ynë renditet ndër vendet me borxhin publik më të lartin në rajon, në kufi me nivelin e lejuar.

Sipas raportit, në rajon bankat janë likuide dhe bazat e kapitalit, të shëndetshme. Por, megjithe kete, sipas saj kanë shënuar rritje kreditë e këqija, për të cilat duhet bërë kujdes. Raporti nënvizon gjithashtu se në rajon janë dobësuar investimet e huaja direkte.

Raporti i sotëm ishte prezantim i numrit te parë të një serie publikimesh mbi zhvillimet ekonomike në vendet e Evropës Juglindore si një Shqipëri, Bosnje Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi.

Numri i parë i raportit mbulon zhvillimet e fundit ekonomike, përfshirë ndikimin e krizës së eurozonës në vendet e Evropës Juglindore si dhe politikat e përshtatshme për stabilitet dhe rritje afatgjatë në rajon.

© Panorama.al

Te lidhura