Bashkia vazhdon lirimin e hapësirave publike

Dec 7, 2011 | 17:28
Bashkia e Tiranes

TIRANE- Policia Bashkiake në bashkëpunim me njësinë nr.9 kanë ndërmarrë sot një aksion të përbashkët për lirimin e hapësirave në zonën pranë Stacionit të Trenit.

Kryetari i Njësisë Bashkiake Nr.9, Indrit Fortuzi, i pranishëm gjatë aksionit tha se “ Nga kërkesat e banorëve, nga ankesat e vazhdueshme po bëjmë zhbllokimin e kësaj zone, të paktën edhe të rrugës që shkon drejt “ALUIZN” – it, për lirimin e atij lloji tregu të sajuar mbase nga njerëzit, (tavolina, ambiente për të shitur).”

Ai shtoi se nuk do të mbyllet me kaq, pasi kjo është një punë që do vazhdojë në njësinë nr.9, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake.

Lidhur me pretendimet e tregtarëve, se ata i kanë dhënë qira banorëve të shtëpive ku kanë operuar dhe përdorur si treg, Fortuzi tha se “ata kanë marrë ambientet e shtëpive, por nuk kanë marrë vendin për të shitur, nuk mund të zaptojnë dot rrugën për të shitur e kaluar jashtë territorit të shtëpisë, pra kanë shfrytëzuar pjesën e përbashkët.”

© Panorama.al

Te lidhura