Bashkia e Tiranës do bëjë publik emrin e çdo subjekti që abuzon me çmimet.
Gjithashtu nga dje ka nisur të afishohet për qytetarët tabela e çmimeve mesatare të artikujve bazë ushqimorë. Në këtë tabelë jepet çmimi me shumicë i një produkti dhe çmimi me pakicë i tij. Kush tregton me diferenca të dukshme nga kjo tabelë, do të penalizohet. Gjithçka e bëri me dije dje, me anë të një deklarate për mediat, zyra e marrëdhënieve me publikun. “Task-Forca e Bashkisë së Tiranës vazhdon monitorimin intensiv të tregjeve të kryeqytetit, me qëllim parandalimin e rritjes abuzive të çmimeve”, thuhet në deklaratën për mediat. Sipas saj, Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Drejtoria e Tatim- Taksave të Bashkisë së Tiranës dhe Policia Bashkiake ishin dje në tregun me shumicë në “Uzinën Dinamo”. “Në mbështetje të aksionit të nisur prej ditësh nga Bashkia e Tiranës, edhe Drejtoria Rajonale e Tatimeve ka ushtruar kontrolle të shitjes me shumicë dhe pakicë të produkteve të shportës por edhe fruta-perimeve”, bën me dije Bashkia. U vu re se pikat e shitjes me shumicë kishin afishuar listën e çmimeve, si dhe tregtonin mallrat të shoqëruara me faturat tatimore. “Task- Forca e Bashkisë së Tiranës vazhdon monitorimin në të gjitha tregjet me shumicë dhe pakicë, si dhe supermarketet e Tiranës. Në mënyrë të përditshme merret informacion mbi çmimet dhe luhatjen e tyre”, sqaron Bashkia. Ajo bën të ditur se për çdo rast abuzimi me çmimet Task-Force vazhdon kontrollet: Tregtarët të afishojnë çmimet Bashkia: Ja mesatarja e çmimeve në Tiranë “Do të penalizohet çdo subjekt që abuzon” do të merren të gjitha masat siç parashikohen në ligj, sikundër emrat e subjekteve dhe drejtuesve të tyre do të bëhen publikë në media. “Bashkia e Tiranës është e vendosur të mos cenojë për asnjë çast rregullat e tregut të lirë, sikundër do të mbrojë pa asnjë hezitim konsumatorët nga çdo lloj abuzimi ndaj tyre”, thuhet në deklaratën e Bashkisë.












