Bashkia inspektim për çmimet, Panariti: Stabilitet

Dec 20, 2011 | 9:31

TIRANË- Në vazhdim të aksionit të shpallur për mbajtjen nën kontroll të çmimeve të produkteve ushqimore me rastin e festave të fundvitit, Bashkia e Tiranës ka vijuar inspektimin, këtë paradite në Pazarin e Ri.

Nënkryetari, Edmond Panariti ka deklaruar për mediat se nga kontrolli i deritanishëm është vënë re një njëtrajtësi në të gjitha tregjet në kryeqytet.

“Do e ndjekim situatën në vazhdimësi, por tendenca duket pozitive, çmimet kanë stabilitet dhe ne jemi optimist që situatën do ta mbajmë në kontroll edhe në ditët që vijnë”- tha ai, duke paralajmëruar se nëse do të ketë spekulime, atëherë do të veprohet me gjithë sanksionet që dikton ligji.

Ai në emër të bashkisë, ka nxitur gjithë bizneset që të krijojnë marrëdhënie fisnike mes tyre dhe blerësve.

© Panorama.al

Te lidhura