Bashkëpunim me Malin e Zi për të dhënat personale

May 25, 2011 | 10:06

Bashkëpunim me Malin e zi për mbrojtjen e të dhënave personale. Ky është qëllimi i marrëveshjes së nënshkruar pak ditë më parë. Dokumenti u firmos nga komisionerja për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Flora Çabej, dhe kreu i Këshillit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Malit të zi. Me anën e kësaj deklarate, palët afirmojnë bashkëpunimin e tyre aktual dhe gatishmërinë e tyre për ta vazhduar e intensifikuar bashkëpunimin e ndërsjellë. Ky bashkëpunim do të përmirësojë shkëmbimin e praktikave më të mira të eksperiencave dhe njohurive ndërmjet ekspertëve të të dy institucioneve. Për sa i përket Memorandumit, ai rregullon fushat, mënyrën e komunikimit dhe zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet palëve, në përputhje edhe me deklaratën dypalëshe

© Panorama.al

Te lidhura