Punonjësi i Bashkisë Kukës, 23 vjeçari me iniciale V. C., është arrestuar nga policia akuzohet se kërcënoi një efekt që u përplas me makinë nga një bashkëmoshatar i tij.

Sipas bluve, bashkëmoshatari i tij, 23-vjeçari me iniciale J. C., banues në Kukës, në vendin e quajtur “6-katëshi” ka përplasur me automjet punonjësin e Rrugores dhe është larguar.
Pas aksidentit, punonjësi i Bashkisë, me detyrë administrator në lagjen “Gostil”, ka kanosur me fjalë punonësit e Policisë.
Efektivi i aksidentuar mori mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 23-vjeçari që përplasi policin është në kërkim.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan shtetasin V. C., 23 vjeç, banues në Kukës, punonjës i bashkisë Kukës, me detyrë administrator në lagjen “Gostil”, dhe shpallën në kërkim shtetasin J. C., 23 vjeç, banues në Kukës, pasi në vendin e quajtur “6-katëshi”, shtetasi J. C. ka përplasur me automjet, punonjësin e Policisë Rrugore në shërbim, shtetasin E. M., dhe është larguar, ndërsa shtetasi V. C. e ka kanosur me fjalë punonësit e Policisë. Punonjësi i Policisë mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.
© Panorama.al











