Bashesku: Rumania nuk e njeh Kosovën

Sep 1, 2011 | 15:06

Rumania nuk do të pranojë pavarësinë e Kosovës deri sa Qeveria e Serbisë dhe autoritetet në Prishtinë te mos zgjidhin të gjitha çështjet e pazgjidhura. Keshtu eshte shprehur presidenti rumun, Trajan Bashesku në takimin vjetor të diplomatëve rumunë.

“Ne jemi një shtet që nuk e njeh Kosovën. Qëndrimi ynë për këtë çështje mbetet i pandryshuar dhe është i bazuar në të njëjtën logjikë si në rastin e Lindjes së Mesme”, tha Bashesku.

Ai bëri të ditur se Rumania synon të zvogëlojë praninë e saj ushtarake në veri të Kosovës, sepse, siç tha ai, “Bukureshti nuk e ka ndërmend të mbështesë një konflikt që zgjat”.

Sipas tij, pjesëmarrja e Rumanisë në EULEX “nuk duhet të nënkuptohet si mbështetje për ndërtimin e institucioneve të Kosovës, por si mënyrë për t’iu ofruar siguri qytetarëve në rajonin e Mitrovicës”. (rel)

© Panorama.al

Te lidhura