Basha vizitë në Uashington, takohet me Arvizu

Jan 26, 2012 | 11:58

TIRANE- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha pritet të vizitojë së shpejti Uashingtonin me ftesë të homologut të tij, Vincent C. Gray.

Kjo vizitë ka qenë në qendër të një takimi të sotëm mes kreut të Bashkisë, dhe ambasadorit të Shteteve të bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu.

Në përfundim të takimit, i cili zgjati diçka më shumë se 40 minuta, Arvizu tha se temë e bisedimeve ishte një udhëtim që Basha pritet të zhvillojë në SHBA.

Takimi mes Bashës dhe Arvizu u mbajt në ambjentet e Bashkisë, ndërsa nuk dihet nëse mes tyre është biseduar edhe për çështje të tjera.

© Panorama.al

Te lidhura