TIRANE- Kandidati i “Aleancës për qytetarin”, për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha e cilësoi procesin e votimit me një pjesëmarrje record për Tiranën, proces të ndershëm, demokratik e ligjor.
Të dhënat janë premtuese, tha Basha, dhe kam të gjitha të dhënat që të jem i inkurajuar, por unë jam i vendosur që të pres përfundimin e shpalljave të rezultateve.
Basha kërkoi nga palët që të njohin dhe të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve, duke e cilësuar këtë ditë të suksesshme për Tiranën dhe për Shqipërinë.
Ndër të tjera Basha falenderoi të gjithë qytetarët e Tiranës për qetësinë dhe qytetarinë që kanë treguar gjatë procesit zgjedhor të ditës së sotme.
© Panorama.al











