TIRANË- Përpara një sheshi të tejmbushur me njerëz e simpatizante, kandidati i “Aleancës për qytetarin”, Lulzim Basha ka hapur me fjalën e tij mitingun përmbyllës të fushatës se PD.
“Me shumë punë e mund t’i kthejmë Tiranës të drejtën për të shpresuar”- ka thënë Basha në hapje të fjalës së tij.
Ai ka rrefyer se ka prekur dhe ndjerë në cdo qelizë, ëndërr, pasion, TIranen këtë zonjë të rëndë, këtë nënë, motër, mike, tokë fisnike që ka njohur mosmirnjohje, të cilën deklaroi se është shndërruar në një qëllim të madh të jetës të tij.
“Shkova në çdo lagje të këtij qyteti për të dëgjuar problemet dhe shqetësimet. E bëra këtë për një arsye të thjesht dhe të fortë, askush nuk mund të drejtojë nëse nuk dëgjon më parë. Kjo do jetë dhe alternativa jonë, mes një kryetari që dëgjon qytetarët dhe një që dëgjon vetëm zërin e tij”,- tha ai.
Ne qender te projektit te tij ne krye te bashkise, Basha ka premtuar krijimin e vendeve te reja te punes, perkunder rivalit te tij, qe sipas Bashes, nuk e sheh detyre te tij kete domosdoshmeri per qytetaret.
“Une kam një plan konkret për punën, do të ul taksat për biznesin e vogël, do të insistojë në infrastrukturën, duke filluar nga Unaza e Madhe. Unë do të përkushtojë energjitë e mia për vende të reja pune. Për një vend plot ndriçim, rrugë të shtruara, ujë gjatë 24 orëve, për ti thënë trafikut “stop”, taksa të përgjysmuara, janë disa prej objektivave, të cilat do të marrin zgjidhje pas 8 majit”, tha Basha.
Sipas Bashes, kryetari aktual “nuk eshte armiku yne, por ai thjesht nuk duhet te jete me kreytari i bashkise sone”. “Mes nje kryebashkiaku qe ankohet per ato qe nuk mund te beje dhe nje qe do te beje gjithcka per qytetin dhe qytetarin”- tha Basha.
Zgjedhjet e se dieles, Basha i ka quajtur zgjedhje mes nje kryebashkiaku qe beson se ka vetem nje rruge dhe ai qenka e vetmja rruge dhe nje kryebashkiaku qe beson se do te pershkojme shume rruge ne qytetin tone.
“Nje zgjedhje mes kryebashkiaku qe mendon se ju keni marre ate qe meritoni dhe nje kryebashkiaku qe mendon sinqerisht se ju meritoni shume me shume”- tha ai.
© Panorama.al











