Kandidati i PS-së për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama, kryeson me rreth 860 vota më shumë se kundërshtari i tij, Lulzim Basha, me 141 kuti të numëruara nga 485 që ka gjithsej kryeqyteti.Deri në orën 02.30, grupet e numërimit në 11 KZAZ-të numëruan rreth 1/3 e kutive të votimit dhe rezultati ka ndryshuar disa herë, ku më i thelli për Ramën ishte në mesditë, me rreth 1700 vota dhe më minimali ishte 300 vota në favor të Ramës.
Votat sipas njësive
Gazeta ka mundur të sigurojë një rezultat të detajuar për 10 nga 11 njësitë e Tiranës, sipas qendrave të votimit. Deri në orën 12:00 të mesnatës, kur ishin numëruar 102 kuti votimi, rezultati ishte 26 387 vota për kandidatin e Aleancës për të Ardhmen, Edi Rama, dhe 25 498 për kandidatin e “Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha, ndërsa kandidati i Partisë Komuniste, Hysni Milloshi, ka marrë 305 vota. Më konkretisht, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kryesojnë me vota, secila në 5 njësi bashkiake, ndërkohë që në Njësinë Nr. 9, deri në orën 22:00, nuk ishte numëruar asnjë qendër votimi. Kështu, PS kryeson në Njësinë Nr. 1, ku nga 7 qendra votimi të numëruara (39 qendra janë gjithsej në këtë minibashki), Rama ka marrë 2057 vota dhe Basha 1850 vota. Në Njësinë Nr. 5, PS-ja ka arritur avantazhin më të madh, ku nga 14 qendra votimi të numëruara (65 ka gjithsej Njësia 5), Rama ka 4053 vota dhe Basha 2792 vota. Në të njëjtën kohë, PS është në avantazh edhe në Njësinë 2, me mbi 400 vota, në Njësinë 3 me 40 vota dhe në Njësinë 6 me rreth 340 vota. Nga ana e saj, Partia Demokratike ka siguruar një diferencë prej 140 votash në Njësinë Bashkiake Nr. 4, kur janë numëruar 22 nga 43 kuti votimi. Gjithashtu, kandidati i koalicionit të djathtë, Lulzim Basha, kryeson, sipas rezultateve të detajuara deri në mbrëmjen e djeshme, në Njësinë Nr. 7 me rreth 320 vota, në 8 kuti, nga 50 që ka gjithsej kjo qendër votimi. Minibashkia e tretë ku PD-ja është në avantazh është Njësia Nr. 8, ku demokratët pretendojnë ta thellojnë diferencën gjatë ditës së sotme. Megjithëse procesi nisi mirë dhe deri në mesditë u numëruan 5 kuti votimi nga 30 që ka gjithsej kjo njësi bashkiake, gjithçka u ndërpre gjatë pasdites, duke mos arritur të përfundojnë asnjë kuti tjetër. Deri tani PD-ja ka rreth 500 vota më shumë se socialistët. Në Njësinë Bashkiake Nr. 10 gara është zhvilluar deri tani e fortë mes kandidatëve të dy koalicioneve. Deri në mbrëmje ishin numëruar 11 kuti votimi nga 25 që ka gjithsej kjo njësi dhe rezulton se PD-ja ka 2782 vota, ndërsa kandidati i PS-së, 2728 vota dhe 29 vota kandidati i Partisë Komuniste. Kandidati i PD-së ka siguruar deri tani një avantazh me rreth 400 vota ndaj kundërshtarit të tij Edi Rama në Njësinë Bashkiake Nr. 11, kur janë numëruar 10 nga 55 kutitë e votimit.
910 vota
Nga numërimi i kutive në orët e para të mëngjesit rezultoi se nga 136 kuti të numëruara në qytetin e Tiranës, diferenca mes Ramës dhe Bashës ishte 910 vota në favor të kreut të PS
485 kuti
Sipas ndarjes që ka bërë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në garën për Bashkinë e Tiranës janë 485 kuti votimi, ku numrin më të madh e ka Njësia Bashkiake Nr. 5, me 65 kuti
Rezultatet sipas KQZ deri ne 22:00
Njësia Kutitë e Kutitë e Vota për Vota për Vota për
bashkiake votimit numëruara Ramën Milloshin Bashën
Njësia 1 39 7 2057 20 1850
Njësia 2 54 11 3397 39 2963
Njësia 3 32 4 930 12 888
Njësia 4 43 22 5649 101 5786
Njësia 5 65 14 4053 26 2792
Njësia 6 51 10 2104 24 1763
Njësia 7 50 8 2027 24 2351
Njësia 8 30 5 1154 7 1631
Njësia 9 41 0 0 0 0
Njësia 10 25 11 2728 29 2782
Njësia 11 55 10 2288 23 2692
Total 485 102 26387 305 25498
ADI SHKEMBI
© Panorama.al











