TIRANE- Duke falenderuar familjen, stafin dhe gjithe qytetaret qe e mbeshteten ne garen per Tiranen, kandidati demokrat, Lulzim Basha ka deklaruar se pranon cdo rezultat te certifikuar nga KQZ-ja dhe ftoi Ramen te beje te njejten gje.
Ne nje konference per mediat, Basha pranoi se do të uronte Ramën nese do të fitonte këto zgjedhje dhe priste të njëjtin regim nga kryesocialisti, pasi sic tha Basha, rezultati është shumë i ngushtë dhe ende nuk dihet kush eshte fituesi.
“Faleminderit Tirana. Dua të falenderoj gruan time Aurelën vajzën Dafinën dhe të gjithë mbështetësit. Dua të falenderoj stafin e fushatës. Të gjithë bashkëpunëtorët për përkushtimin e punën e palodhshme. Dua të falenderoj kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe të gjithë Partinë Demokratike. Dua të falenderoj partnerët e koalicionit, nuk mund të gjenimi miq më të mirë se ta. Dua të falenderoj të gjithë komisioneret, numëruesit dhe vëzhguesit e vendeve mike që e bënë këtë proces transparent e të lirë, me të cilin mund të krenohet sot e gjithë Shqipëria. Dua të falenderoj në vecanti Iniciativën për Tiranën që më ftoi ta ndanim bashkë ide për ta bërë qytetin tonë më të mirë“, tha Basha.
Basha felenderoi qytetaret, qe sikunder tha i dhane zemren ne kete beteje. “Falë jush kjo ka qenë një fushatë e lumtur. Shumë prej jush u angazhut për herë të parë politikisht, sot ju ftoj të mbeteni të angazhuar. Cdo qeverisje duhet të japë llogari para jush. Kjo fushatë ka ofruar një model të ri, për qytetin tonë dhe për Shqipërinë. Njerëzit kanë besim tek kjo mënyrë e re e të bërit politikë, të parët jeni ju. Këto janë zgjedhje të ndershme e të lira. Cili do të jetë verdikti final i votuesve unë do ta pranoj atë. Shpresoj që edhe zoti Rama të bëjë të njëjtën gjë. Pavarësisht nëse marrim për bazë burimet tona apo të palës tjetër të dy kandidatët ndahen me pak vota. Unë e kam thënë në fillim të procesit se cdo votë duhet të numërohet deri në fund. KQZ po përllogarit rezultatet dhe ne nuk e dimë kush është fituesi. Nëse në fund të këtij procesi Rama është fitues unë do ta uroj atë, nëse fitues jam unë shpresoj që edhe ai të më urojë“, tha Basha.
Sipas tij, ne fund, kur fituesi i kësaj gare të jetë i sigurtë “qytetarët duan që kryebashkiaku të luftojë për betejat e tyre të përditshme. Kur të kemi rezultatin final dhe këto zgjedhje të kenë mbaruar të gjithë të bashkohemi, ku e para të jetë Tirana“.
© Panorama.al











