‘Pas çertifikimit, punë për të çuar para Tiranën’

May 24, 2011 | 13:06

TIRANË- Një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shpalli fitues në garën për Tiranën, Lulzim Basha, pa fshehur entuziazmin ka përsëritur se do të presë deri në fund procesin e mandej do angazhohet për punët e mëdha që presin të kryhen në kryeqytet.

“Duket qartë se ka shumë entuziazëm dhe unë nuk jam jashtë kësaj atmosfere. Rezultati tregoi se 81 qytetarë më shumë votuan për mua. Por do të pres deri në përfundimin e procesit që do të përfundojë në plotësim me ligjin. Pasi të jenë shqyrtuar të gjitha kërkesat do të pres certifikimin, më pas do të bashkohemi për ta cuar Tiranën përpara, ashtu si ajo e meriton”- ka thënë Basha, në të parën konferencë për shtyp, pas shpalljes fitues.

Sipas tij, guri i demokracisë qëndron në faktin se nuk vendos as ai e as Rama se kush fiton e humbet. “Kjo ishte një garë e ngushtë, që ka shumë sfida, por sfidat sjellin mundësi të reja.  Interesi madhor i zgjedhjeve është më i madhe se cështja kush fiton apo humbet. Ju ftoj për refleksion të qetë dhe respekt për institucionet”- tha Basha.

© Panorama.al

Te lidhura