Basha: Pa taksa firmat që punësojnë mbi 50 veta

Dec 20, 2011 | 11:56
Lulzim Basha

Konsultimet e projekt-buxhetit të Bashkisë për 2012 kësaj here kryebashkiaku Lulzim Basha i bëri me banorët e Njësisë Bashkiake Nr. 2. Për të nixtur punësimin, por edhe zhvillimin ekonomik të Tiranës,  zoti Basha deklaroi se në mbledhjen e Këshillit Bashkiak do të propozohen lehtësira fiskale për bizneset dhe kompanitë që hapin vende të reja pune. ”Do propzojmë eleminimin e të gjithë taksave dhe tariifave vendore, për të gjithë bizneset e reja që punësojnë 50 apo më shumë qytetarë të Tiranës”, tha Basha. Sipas tij, do të propozohet edhe  ulja me 30% e taksës së ndikimit në infrastrukturë  për të gjithë sipërmarrjet që punësojnë mbi 75 qytetarë të Tiranës. Në projekt–buxhet parashikohet rikonstruksioni i rreth 153.000 m2  rrugë ekzistuese dhe 79.000 m2 trotuare. Vetëm në Njësinë Bashkiake Nr. 2 parashikohet ndërtimi dhe rikonstruksioni i 5 arterive kryesore. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, gjatë pasdites ka vijuar konsultimet për projekt-buxhetin me banorë të Njësisë Bashkiake Nr. 7. Ndërkaq, po dje propozimin e Bashkisë së Tiranës për kthimin e Liqenit Artificial në park rajonal e mbështetën edhe ambientalistët. Gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ata kërkuan zgjerimin e kufijve të Parkut të Liqenit Artificial, zgjidhjen e çështjes së pronësisë dhe vlerësimin e të gjithë ndërtimeve të kryera deri tani në territorin e tij. Ata kanë kërkuar mbështetjen politike në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese. Gjatë mbledhjes, të djathtët ishin pro dhënies së statusit park rajonal dhe mbrojtjen e posaçëm nga shteti. Të majtët e cilësuan marrjen e statusit jo si një zgjidhje që do t’i jepte fund problemit.

Premtimi
Pa taksa e tarifa:

Kush punëson mbi 50 vetë

Kush punëson 75 vetë
Ulje 30% e taksës së infrastrukturës

© Panorama.al

Te lidhura