Apartamentet, firmoset marrëveshje për hipotekat

Sep 22, 2011 | 10:20

TIRANË- Firmoset marrëveshja për zgjidhjen e problemit të hipotekimit të banesave dhe apartamenteve në Tiranë.

Marrëveshja u firmos paraditen e sotme në Bashkinë e Tiranës, nga kreu i saj, Lulzim Basha dhe dy ministrat e linjës, ai i Transporteve, Sokol Olldashi dhe ai i Drejtësisë, Eduart Halimi.

Basha, duke deklaruar se sot permbush nje premtim elektoral, e vleresoi shumë të rëndësishëm një hap të tillë, i cili do t’i japë zgjidhje hipotekimit të gjithë banesave të pahipotekuara në 10 vitet e fundit.,

“Kështu i jepet fund deprivimit të padrejtë nga titulli i pronësisë atyre mijëra familjeve që paguan apartamentet në mirëbesim se ato një ditë do hipotekoheshin dhe do të regjistroheshin si pasuri e tyre. Pas kësaj, 700 milionë euro si shumë kolaterali e këtyre apartamenteve të pahipotekuara, nesër ato do jenë pasuri e qytetarëve por një kolateral i fuqishëm në bankat e Tiranës dhe garanci për rritje ekonomike dhe punësim”- tha Basha.

Sipas Bashës, bashkia do ketë bashkëpunim me institucionet e tjera që janë aksionare në forma, mënyra dhe momente të ndyshme, si këto dy ministri.

© Panorama.al

Te lidhura